Shqip | English   



Kontabilitet

 

 

2. Koncepti i kontabilitetit

Koncepti i kontabilitetit është i lidhur me konceptin e njësisë ekonomike. Me njësi ekonomike do të kuptohet çdo grup njerëzish të organizuar në një mënyrë të caktuar për ti kryer një detyrë konkrete në kuadrin e tërë aktivitetit ekonomik të shoqërisë duke pasur një ekzistencë të pavarur.

Elementet kryesore të njësisë ekonomike janë:

Mjetet

Të punësuarit

Organizimi

2.1. Llojet e kontabilitetit

  • Kontabiliteti Financiar

Kontabiliteti financiar ka të bëjë me regjistrimin e vlerave(vlera totale e faturës) që rrjedhin si pasoj e transaksioneve ekonomike.

  • Kontabiliteti Material

Me kontabilitetin material kuptojmë të gjitha llojet e informacionit kontabël që regjistrohen, përpunohen, maten  që kanë të bëjnë me koston e produkteve.

Shembull:

Faturë hyrëse


Kontabiliteti material

Nr Data Nr.Faturës Përshkrimi Njësia Sasia Çmimi Vlera
1 19.09.2004 09/2004 KNAUF-PLATTE A13 HRAK 1200/200 123 1.36 € 167.16 €
2 19.09.2004 09/2004 PROFIL 47 G M 345 0.66 € 227.70 €
3 19.09.2004 09/2004 CË-PROFIL 100/3000*0.6 M 543 1.05 € 567.65 €
4 19.09.2004 09/2004 DECO SIRIUS 556 2.82 € 1,567.92 €
Gjendja 2,530.43

Kontabiliteti financiar

D. Malli                                                2,530.43

K. Llogaria e pagueshme                      2,530.43

Ekuacioni kontabël

Pasuria    = Detyrimet + Equiteti
  • Pasqyrat kryesore në Kontabilitet
  1. Bilanci i gjendjes
  2. Pasqyra e të ardhurave
  3. Pasqyra e rrjedhës së parasë së gatshme
  4. Pasqyra e ndërrimeve në ekuitet
  5. Shpalosja

Pasqyrat financiare sigurojnë informata në lidhje me:

  1. Pasuritë;
  1. Detyrimet;
  1. Ekutitetin;
  1. Të ardhurat dhe shpenzimet; si dhe
  1. Rrjedhën e parasë (cash flows), së ndërmarrjes.

2.2.Parimet e Kontabilitetit

Kontabilistët kane disa rregulla baze dhe paragjykime në të  cilat mbeshtetet e tërë puna e tyre ne pergatitjcn e pasqyrave financiare. Keto rregulla dhe parashikime i tregojnë kontabilistëve se cilat kategori financiare duhet të maten, kur dhe si ato duhet te maten. Ashtu siq do te shihni kah fundi i ketij diskutimi ju duhet të keni se paku nje vleresim apo nje njohuri baze per keto dymbedhjet parinme te rëndesishme:

  1. Njësia e kontabilitetit
  2. Parimi i vazhdimësisë
  3. Parimi i matjes
  4. Parimi i njësisë matëse
  5. Parimi i çmimit historik
  6. Parimi i materialitetit
  7. Parimi i vlerësimit dhe gjykimit
  8. Parimi i konsistencës
  9. Parimi i konzervatizmit

10.  Parimi i periudhës

11.  Parimi i substancës mbi formën

12.  Parimi aktual

Keto rregulla dhe gjykime definojne dhe klasifikojnë tërë ate punë të cilën e bëjnë kontabilistët dhe tëre ata numra të  cilat raportohen ne pasqyrat financiare.

1. NJËSIA E KONTABILITETIT- është njësi e biznesit ( pa marre parasysh formen ligjore) per të cilën pasqyrat financiare duhet të përgatiten.

2. PARIMI I VAZHDIMËSISË – edhe pse egziston një evidencë që dëshmon të kundërtën, kontabilistët vlersojnë se shekulli I jetës së biznesit është infinit. Këto vlerësime të kontabilistëve është vështirë të verifikohen dhe se vështir mund të besohet se është e vërtet. Por ky vlerësim në mënyrë shum të madhe e thjeshton prezentimin e pozitës financiare të kompanis dhe ndihmon në përgatitjen e pasqyrave fimnanciare.

3. PARIMI I MATJES – kontabilistët merren me gjërat vetëm që mund të mblidhen dhe maten. Ky parim len shum pasuri të kompanis jashtë pasqyrave financiare, p.sh. shum blerës të kompanisë të cilët janë lojal edhe pse luajn një rol të veqant për suksesin e kompanisë ata nuk mund të futen në bilancin e gjendjes.

4. PARIMI I NJËSISË MATËSE – Euro është njësia monetare me të cilën duhet të raportohen pasqyrat financiare në Kosovë. Cili do transakcion me valut të huaj duhet të pëkthehet me euro.

5. PARIMI I ÇMIMIT HISTORIK -  e  tere pasuria e kompanise e gjithashtu edhe detyrimet e kompanise duhet te tregohen sipas çmimit historik pa pershtatje ne rast eventual te inflacionit. Ju mund ta keni te regjistruar një ndërtesë me vleren e saj te kostos 5000 €dhe  zhvleresimi i saj 2000 € edhe pse vlera e saj ne treg sot mundet me qene 50 000 €. Ju mund te pyetni pse? Kur ne me ketë rast i nenvleresojme pasurite tona. Thelbesisht sepse kjo eshte menyra me e lehte. Ju nuk do te keni nevoje te vleresoni ape nenvleresoni tere kohen.

6. MATERIALITETI – referohet rendesise se nje informate financiare. Ajo qka

eshte e rendesishme per nje kompani te vogel nuk eshte e rendesishme per nje kompani tjeter me te madhe.

7.VLERËSIMI DHE GJYKIMI – kompleksiviteti dhe pasiguria e bënë çfardo mase më pak se të saktë. Vleresimet dhe gjykimet ne te shumten e rasteve shfrytezohen per raporte financiare. Eshte ne rregull qe të qellojme: Se ajo eshte me e mira qe mund te bejme dhe (2) gabimi i pritur sidoçofte nuk do te kete shume ndikim. Por ajo qe ju duhet te beni eshte se ju duhet ta përdorni secilen here te njejtin vleresim per secilen periudhe. Behuni konsistent ne vleresim.

8. KONSISTENCA – nganjehere transaksionet identike mundte regjistrohen ~’ ne menyra te ndryshme. Ju te njejtin transaksion mund ta regjistroni ne këte apo ne atë mënyrë varësisht nga preferenca momentale. Parimi i konsistences thot se duhet ta përdorë nje metode te vetme te raportimit dhe ta përdorë ate ne mënyrë konsistente përgjate periudhave kohor. Ju nuk mund ta ndryshoni sipas dëshirës. Teknikat e matjes duhet me qenë konsistente nga një periudh fiskale në tjetrën .

9. KONZERVATIZMI -  Kontabilistet bëjne nje anim me rastin e matjes. Per shembull, humbjet regjistrohen  kur ata e ndjejne se ka gjasa te medha se do te ndodhin, e kurrsesi me vone sekur ate ndodhin. Ne të kunderten, ata vonojne ne regjistrimin e te hyres deri sa ajo me të vertete ndodh, e jo kur ajo ka gjasa te ndodhë.

10. PARIMI PERIODIK – kontabilistet e ndajne jetën e ndermarrjes neper periudha artificiale neper te cilat periudha ata raportojne fitimin apo humbjen; zakonisht mujore, tremujore, ape vjetore. Çka esshte e veqanta e kesaj ndarjeje? Ato jane vetem disa periudha te pershtatshme, aq te shkurtera sa t’ju mjaftoje menagjmentit se çka ka ndodhur, dhe aq te gjata sa ta kene nje kuptim e jo vetem nje fluks I rastit. Keto periudha quhen periudha fiskale. Per shembull nje vit fiskal mund te jete prej 1 tetor ne nje vit deri me daten 30 shtator te vitit tjeter.

11. PARIMI I SUBSTANCËS MBIFORMËN -  Kontabilistet raportojne me shume substancen ekonomike te nje transaksioni se sa formen. Per shembull marrja ne lizing e nje pajimi per tu blerë me vone tregohet ne libra si blerje (investim) e jo si sbpenzim i qirasë.

12. BAZA AKRUALE – Ky konccpt ështe i rendesishem. Kontabilistet I shendrrojne ne fitim apo humbje te shprehur ne Euro qdo fitim apo humbje nga aktiviteti fitimprures qe ka te bëje me ate periudhë. Çelësi i parimit akrual qendron ne ate se kur ju te perpiloni pasqyrat financiare ne te njejten kohe kur ju i raportoni te hyrat e asaj periudhe në po te njejten periudhe duhet ti raportoni edhe koston e atij malli të shitur duke perdorë një metode sistematike dhe racionale te alokimit të të gjitha shpenzimeve te tjera që kanë ndodhur gjatë asaj periudhe raportuese.

NJOHJA E TË HYRAVE -  Ne parimin akrual te hyrat nga shitja njihen dhe regjistrohen pasi që të gjitha aktivitetet e domosdoshme për tu ofruar një e mirë matriale apo shërbim janë kompletuar, pa marr parasysh se kur paraja e gatshme ndërron pronarin. Vetëm një kërkesë e konsumatorit për të blerë mall nuk mjafton që të njihen të hyrat nga shitja. Të hyrat nga shitja njihen kur të bëhet bartja e mallit dhe e shërbimeve.

 

 

 

     © Copyrighted by KAF Financial Group 2010, Website Developed by Tolimm