Shqip | English   



Kontabilitet

 

 

1. Kuptimi i kontabilitetit

1. KUPTIMI I KONTABILITETIT

  • ÇKA ËSHTË KONTABILITETI ?

Kontabiliteti është art i organizimit, mirëmbajtjes, regjistrimit, dhe analizimit të aktiviteteve financiare. Kontabiliteti në përgjithësi është i njohur si “gjuhë e biznesit “. Kontabilisti i përkthen informatat e tij të kontabilitetit në terma të kuptueshëm dhe të përdorshëm për palët e interesuara. Çdo organizatë – fitimprurëse, jofitimprurëse, bamirëse, fetare, qeveritare – kërkon shërbime të kontabilistit në mirëmbajtjen e informacioneve të kontabilitetit.

Kontabiliteti është formë e mbajtjes së evidencës dhe shfrytëzimit të saj nga personeli udhëheqës gjatë marrjes së vendimeve. Një gjë e tillë arrihet duke i mbledhur të dhënat nga evidence e përgjithshme, pastaj pason analiza dhe rezulton mbi alternativat e mundshme të afarizmit financiar.

  • KUSH I PËRDOR INFORMATAT E KONTABILITETIT ?

Këto informata janë të përdorshme nga të gjithë.

Menaxheri i organizatës, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë e iniciativës të drejtuar me vend, kupton në informata llogaritëse nëse do të marr vendime të duhura. Investitorët si ndërmarrës ju nevojiten informatat lidhur me statutin financiar dhe prospektin e ardhshëm të një organizate. Bankat dhe furnizuesit japin grant kredi dhe zgjasin depozitat bankare për organizata bazuar në saktësinë e evidencave të tyre financiare prej informatave të kontabilitetit. Edhe klientët dhe të punsuarit të brengosur për gjendjen e organizatës mund t’i përdorin informatat e kontabilitetit.

  • ÇFAR INFORMATA MBLEDH KONTABILISTI ?

Kontabilisti mbledh gjurmët e të gjitha transaksioneve të biznesit. Transaksioni i biznesit është çdo aktivitet biznesi i cili ndikon në pasurin dhe detyrimet e ati biznesi.

  • JU DUHET TË MBANI NË MEND

Kontabiliteti është art i organizimit, mirëmbajtjes, regjistrimit, dhe analizimit të aktiviteteve financiare.

Informatat e kontabilitetit shfrytëzohen nga menaxherët e çdo organizate të biznesit, dhe në disa raste ngatë tjerët të cilët kanë interes indirekt në atë biznes.

Transaksionet e biznesit prezantojnë ngjarjet ekonomike të cilat ndikojnë në gjendjen financiare të biznesit.

1.1. Pse është e nevojshme mbajtja e kontabilitetit ?

1. Regjistrimet kontabile për veprimet e ngjarjet e një shoqërie janë të detyrueshme ashtu siç parashikohet me ligj (Rregullorja “Për Kontabilitetin “).

2. Kontrolli i veprimtarisë se shoqërisë nuk është i mundur pa regjistrimin ne llogari te të gjitha transaksioneve te kryera prej shoqërisë.

3. Mbrojtja e mallrave qe i përkasin shoqërisë është me efikase ne kushtet e një veprimtarie kontabile te pastër.

4. planifikimi i veprimtarisë ne te ardhmen nuk është i mundur pa njohur veprimtarinë e mëparshme te shoqërisë. Pasqyrimi i kësaj veprimtarie përfaqësohet nëpërmjet evidencës kontabile.

5. Vendimet e zbatuara nga drejtuesit e shoqërisë do te jene me te sakta ne saje të nje njohurie te plote te bazuar ne një evidence te sakte kontabile.

6. Regjistrimet e kontabilitetit mund te shërbejnë si evidence (dëshmi) ne ligj/drejtësi.

7. Fitimi qe shoqëria do te shpërndaje midis ortakeve te saj varet tepër nga mënyra e regjistrimit ne llogari te transaksioneve te shoqërisë.

1.2.Ç’mund te zbuloni prej regjistrimeve ne kontabilitet?

1. Shumën e parave te shpenzuara nga shoqëria për veprimtarinë e saj.

2. Shumën e parave te arkëtuara nga shoqëria ne saje te veprimtarisë se saj.

3. Për çfarë investimi u shpenzuan paratë ne shoqëri.

4. Sa i detyrohemi dhe sa ju detyrohen nga transaksionet e shoqërisë.

5. Fitimin dhe humbjet qe rezultojnë prej transaksioneve te shoqërisë.

6. Sa dhe çfarë zotëron shoqëria. Nga vijnë këto mallra.

1.3.Ç’fare te dhënash janë regjistruar ne kontabilitet?

Regjistrimet kontabile përmbledhin çdo gjë, qe sipas mendimit te tregtarit i përket si prone private dhe mjetet; po ashtu dhe te gjitha marrëveshjet e tij, te mëdha apo të vogla, sipas rendit kronologjik”.

Me pas është e thjeshte. Te gjitha mallrat dhe vlerat qe hyjnë dhe dalin nga shoqëria juaj duhet te regjistrohen ne llogari.

Te gjitha ndryshimet e mallrave brenda shoqërisë duhet te njihen dhe te regjistrohen ne  evidencën kontabile.

1.4.Ç’kuptim ka metoda e regjistrimit te dyfishte?

Çdo transaksion ka dy pjese (ane): një pjese (ane) qe jep dhe një qe merr. Ju do te bëni një regjistrim ne shënime te llogarisë suaj për çdo grup transaksioni.

Kontabilistet e quajnë ketë veprim regjistrim te dyfishte(parti dyfishe).

Regjistrimi i dyfishte përfaqëson ne nivelin e llogarive atë çka do te thotë shenje barazie midis mjeteve dhe burimeve ne bilancin kontabel.

1.5.Çfarë është një llogari?

llogaria është mjeti i punës se llogaritarit ku ai regjistron transaksionet e mbyllura te kryera prej shoqërisë.

Bilanci funksionon si një pasqyrimi mjeteve dhe burimeve te tyre, për një periudhe kohe te caktuar. Megjithëse është një dokument kontabël i rëndësishëm, bilanci nuk mund te përdoret si një mjet pune pas çdo veprimi ekonomik për arsye te pamundësisë fizike te hartimit te një bilanci, i cili çon ne ndryshimin e volumit dhe te strukturës se mjeteve dhe Burimeve te shoqërisë.

Ne te njëjtën kohe, burimet këtyre ndryshimeve nuk mund te përfshihen ne bilanc. Për këtë, evidenca e te gjitha mjeteve dhe burimeve mbahet/regjistrohet individualisht dhe ne grupe homogjene, te ndara, pa përdorur formularin e bilancit, i cili hartohet periodikisht dhe përmban vetëm rezultatin final te veprimtarive.Kjo evidence mbahet duke përdorur llogarite.

Elementet qe përfshihen ne një llogari janë:

a) Titulli i llogarisë, i cili tregon se çfarë mjetesh ekonomike, çfarë burimi ose çfarë procesi ekonomik pasqyrohet ne ketë llogari.

b) Data e regjistrimit te veprimit ne rend kronologjik.

c) Dokumenti qe pasqyron bazën e këtij regjistrimi-fatura, dëftese pagese, çek, dëftese shpenzimesh, etj.

e) Shumen e regjistruar,e cila duhet te korrespondoje me atë te treguar ne dokument,

f) LIogaria korresponduese (kujdes duhet treguar për regjistrimin e dyfishte: çdo transaksion regjistrohet ne dy llogari).

g) Debiti dhe krediti i llogarisë si një shpjegim te parë te këtyre termave, duhet te mbajmë mend te shkruajmë poshtë kolonës debit ato te cilat ne marrim, dhe poshtë kolonës kredit ato te cilat ne japim.

Si ne çdo llogari ka dy lloje regjistrimesh ne te njëjtën kohe. Është e domosdoshme te përcaktojmë tipin e tyre, kështu qe çdo kush qe përdor llogari t’i njohe ato lehtësisht. U arrit një marrëveshje si me poshtë: ana e majte u quajt DEBIT,ana e djathte u quajt KREDIT.

h) Lëvizja e llogarisë(qarkullimi) presupozon totalin e shumave te pasqyruara ne llogarinë lidhje me rritjen ose uljen e elementit te përfaqësuar prej llogarisë përkatëse.

i) Teprica Llogarisë pasqyron diferencën midis totaleve te shumave(qarkullimi) nga dy anët e llogarisë (D > K -llogari me teprice debitorë, D < K-llogari me teprice kreditore).

Për arsye se çdo llogari i korrespondon një mjeti ose një burimi, doli si nevoje përdorimi i një instrumenti pune unik për veprimtarinë e llogarisë. Ky dokument quhet plani kontabël,( mund të nxjerrët nga Ministria e Financave).

Për te njohur / dalluar çdo llogari, ne duhet te kuptojmë simbolet e tyre te cilët kodohen si me poshtë:

. shifra e pare paraqet klasën e llogarive te cilës i përket,

. shifra e dyte paraqet grupin e llogarive,

. shifra e trete përcakton llogarinë,

. shifra e katërt përdoret kur del e nevojshme te detajosh një llogari te caktuar si llogari analitike.

1.6.Cilat janë rregullat e kontabilitetit?

Regjistrimi i ndryshimeve te mjeteve ekonomike, te burimeve dhe proceseve ekonomike mund te kryhet duke vëzhguar/observuar rregullat e caktuara:

. atë çfarë shoqëria zotëron (mjetet ekonomike) e regjistron tek llogarite e mjeteve;

. atë qe ka detyrim shoqëria (burimet / detyrimet) e regjistron tek Llogarite e burimeve /borxheve,

. mjetet ekonomike ekzistuese dhe shtimi i tyre regjistrohen tek ana debit e llogarisë se mjeteve dhe rënia / pakësimi i tyre tek ana kredi,

. burimet ekzistuese dhe rritja e tyre regjistrohen tek ana kredi e llogarisë dhe pakësimi i tyre tek ana debi e llogarisë.

Grafikisht kjo mund te paraqitet si me poshte:

Çdo transaksion regjistrohet duke përdorur dy llogari (te quajtura llogari korresponduese). Transaksioni regjistrohet ne te dy anët, ne anën debi te një llogarie(llogaria është debituar) dhe ne anën kredi te një llogarie tjetër korresponduese (llogaria është kredituar).

Lidhja midis 2 llogarive te përdorura për te regjistruar një operacion behet me ndihmën e formulës se llogarimbajtjes:

Shembull:

Përshkrimi i Kapitalit                                         D                     K

D         Mjetet                          200,000 €

K                     Kapitali themeltar                                  200,000 €

Kjo formule e llogarimbajtjes mund te lexohet si një Llogari mjetesh dhe Llogaria e kapitalit

Ka edhe formula llogarimbajtese komplekse si:

Pagesa e furnizuesve                                                     D                     K

D                     Furnitorë                                              200,000 €

K                                 Llogaria rrjedhe se bankare                   100,000 €

K                                 Arka                                                    100,000 €

Regjistrimi i këtyre ndryshimeve ne llogari duhet te mbaje përherë barazimin midis mjeteve dhe burimeve.

1.7.Librat ose regjistrat e mbajtjes se kontabilitetit

Libri ditar përdoret për te regjistruar kronologjikisht te gjitha veprimet dhe ngjarjet qe kane efekte financiare dhe ekonomike,duke vëzhguar  vazhdimësinë e dokumenteve sipas datës se hartimit te tyre ose nga data e hyrjes se tyre.

Ditari mund te ketë formën e një libri te përgjithshëm kronologjik ose te regjistrimeve kronologjike ndihmese për veprime dhe ngjarjet e ngjashme. Regjistrimet kronologjike ndihmese me te rëndësishme janë ato qe lidhen me furnizimet, shitjet, thesarin, operacionet e ndryshme,sipas specifikes se shoqërisë.

Libri inventar është regjistrim ne te cilin te gjithë elementet pasurore te aktivit e te pasivit janë regjistruar ne grupe sipas natyrës se tyre, duke i korresponduar pozicioneve te bilancit, sipas standardeve ligjore te inventarëve.

Libri i madh përdoret për regjistrimin e te gjitha hyrjeve te bëra ne regjistër, duke bere te qarte gjendjet për çdo llogari d.m.th. gjendjen fillestare, fluksin e debitorëve, te kreditoreve dhe gjendjen përfundimtare. Ky regjistrim është baza për kontrollin e hartimit te bilancit.

Duhet përmendur se përveç këtyre librave, ne kontabilitet përdoren dhe shume formularë te gatshëm nga te cilët mund te përmendim:

. për regjistrimin e aktiveve te qëndrueshme: regjistri i inventarit, skedat e aktiveve te qëndrueshme, fatura për lëvizjen e aktiveve;

. për materialet faturat dhe shënimet për diferencat, fatura e shpenzimeve, flete shpërndarja, fleta e magazinimit, fleta e evidencës për inventarin e materialeve, etj.

. për regjistrimin e likuiditeteve: dëftesa, fatura fiskale, libri arkës, fatura, mandatet, etj.

. për regjistrimin e pagave dhe te drejtave te tjera te personelit: liste pagesa, flete shërbimi, zbritje shpenzimesh, etj.

. për kontabilitetin e përgjithshëm: flete debi-kredi, deklarate llogarie, situacion për pagesat me para ne dore dhe faturat, situacion për zbritjen e parave te marra ne avance, kartele llogarie për veprimet e ndryshme, bilanc kontrolli, etj.

* Manuali i kontabilitetit tatimor në praktik – KAF Group JSC – Botimi i katert – 2010

 

 

 

     © Copyrighted by KAF Financial Group 2010, Website Developed by Tolimm